Deputetja e AAK-së: Kurti ka gënjyer, nuk do ta ketë më këtë fat, me 9 shkurt e merr përgjigjen

11:08 | 10 November 2024
deputetja-e-aak-se:-kurti-ka-genjyer,-nuk-do-ta-kete-me-kete-fat,-me-9-shkurt-e-merr-pergjigjen


Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline, thotë se para se të jepen premtime parazgjedhore, Qeveria do të duhej të i përmbushte ato që i ka dhënë më parë.

‘’Do te ishte mirë të kryhen fillimisht ato që janë bërë para se me ardhë në pushtet e të cilat nuk janë realizuar dhe ka bajagi shumë e lë më që të realizohen këto paraelektorale’’ tha ajo.

Për të, Kurti ka manipuluar me popullin dhe tashmë sovrani e di kush është ai.

‘’Por edhe nëse ndodhë diçka e tillë, populli tashmë e ka kuptuar se kush është Albin Kurti dhe sa shumë është në gjendje me gënjy e mashtru veç me marr pushtetin’’ shprehet Bytyqi.

Deputetja e AAK-së, thotë se nuk beson se kryeministri Kurti do ta ketë fatin për t’u bërë sërish kryeministër.

‘’Nuk besoj më se do ta ketë atë fat sepse mosbesimi po vërehet dhe 9 shkurti do te jetë përgjigja’’ tha deputetja Bytyqi./FrontOnline/

 

Komento: