Deputetja e AAK-së me reagim të ‘ashpër’ ndaj Konjufcës

19:48 | 15 April 2019

Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Konjufcës i cili e quajti analfabete.

“Filozofia e matematika të dyjat bashkë nuk shkojnë. Ai ka një filozofi boshe, kurse në matematikë 2+2 kurrë nuk bojnë 5 e te Glauku bojnë 5. Të gjitha mediat munden me ardhë e me i përcjellë mbledhjet e komisioneve, dhe e kuptojnë se ajo që ndodhë në mbledhje të komisioneve nuk ndodhë edhe në seancë”, ka thënë ajo.

“Për mu shqetësim është me u shpenzu buxheti nëpër evropë edhe në fund mos me pas asnjë argument, me tentu me mashtru popullin, të gjitha ato tendenca me pastru veten e knej nuk e votojnë ligjin për diasporen”, ka shtuar tutje ajo.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK Teuta Haxhiu akuzoi kolegun e saj nga radhët e VV-së Glauk Konjufca se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot GP i VV nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.

Sipas saj, kanë shpenzuar mjetet e buxhetit të shtetit dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli gjatë vizitave në qendrat shqiptare ku jetojnë dhe veprojnë diaspora e Kosovës.

Komento: