
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë.
Ajo ka thënë se ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë.
“Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dijnë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me ShBA-në. Zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë, të kërkojnë drejtësi për të pafajshmit qe u viktimizuan në fundshekullin e kaluar”, ka shkruar Kadriaj.