Deputetja e AAK-së thotë se rastet me koronavirus filluan të rriten pas tubimit të Vetëvendosjes

20:52 | 13 Korrik 2020

Deputetja ka thënë se rastet filluan të rriten pas tubimit të VV’së.

Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, ka thënë se rastet në Kosovë kanë filluar të rriten masivisht pas tubimit të VV’së në Prishtinë.

VV mbajti një tubim me datën 12 qershor për përvjetorin e themelimit.

“VV pikërisht në atë periudhë organizoi protestë me motive politike, bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vita, i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit. Nga ai tubim filloi gjithçka, sa i përket rrëshqitjes nga duart me COVID-19”, tha ajo.

Komento: