Deputetja e AAK-së tregon se njëri nga viktimat e në Pejë ishte kushëriri i saj

23:56 | 08 Shtator 2021

Peja sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj, i cili mbeti i vrarë sonte gjatë një gjuajtje me armë zjarri në Pejë, është kushëriri i deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.
Këtë e ka konfirmuar vetë deputetja e AAK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“E tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në Pejë e ku mbeti i vrarē kushëriri i jonë Blerand Kadrijaj”, ka shkruar Kadrijaj, transmeton lajmi.net.

Ajo e ka përshkruar Blerandin si një djalë të sjellshëm e të shkolluar, duke thënë se ka qenë i respektueshëm dhe i dashur për rrethin dhe shoqërinë.
Kadrijaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë së viktimës, duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Kujtojmë se nga gjuajtja me armë zjarri në Pejë ka mbetur i vdekur edhe kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, ndërsa është plagosur vëllau i tij.

Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar një person, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën rreth zbardhjes së plotë të rastit.

Komento: