Deputetja e GUXO thotë se takimi Kurti-Burns është dëshmi e marrëdhënieve të mira me SHBA-në

16:41 | 23 Gusht 2024
deputetja-e-guxo-thote-se-takimi-kurti-burns-eshte-deshmi-e-marredhenieve-te-mira-me-shba-ne

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci e ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefi të CIA’s, William Burns.

Ajo tha se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë dhe takimi Kurti-Burns është dashmi e marrdhënieve të mira.

“Kjo është e vetmja e vërtetë e Kosovës sot. Kjo do të jetë e vërteta e Kosovës nesër e përgjithmonë. Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i shenjtë. I pandryshueshëm. I palëkundshëm. Dëshmi e këtij partneriteti është edhe vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe takimi i tij me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.”, ka shkruar Statovci në Facebook.

Ajo i ka komentuar edhe zërat e djeshëm për mostakimin e Kurtit me shefin e CIA’s.

“Vajet që u dëgjuan treguan shterpësinë e ideve e idealve të llogorit që lufton matanë pushtetit që po tregojnë se pavarësisht dëmit të shtetit, mjafton të pësojë kundërshtari politik. Këtë qasje qytetari e ka dënuar e do të dënojë gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Komento: