Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkuar në Kuvend me uniformë të Ushtrisë.
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po votohen projektligjet që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.
Deputetët kanë hyrë në sallë ndërsa ka të ftuar edhe mysafirë.
Deputetja Ganimete Musliu sot është veshur në mënyrë të veçantë. Ajo ka veshur një pallto me ngjyrat e ushtrisë.
Kjo si simbolikë që sot do të votohet për ushtrinë e ardhshme.
Musliu e cila vjen nga Drenica, njihet për veshje të veçanta në ditë të veçanta.