Deputetja e LDK-së do të votojë pro Vjosa Osmanit

21:28 | 03 Prill 2021

Marigona Geci e LDK-së do të votojë pro Vjosa Osmanit.

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, do të votojë pro Vjosa Osmanit për presidente.

Ajo këtë e ka bërë të ditur publikisht përmes një postimi në Facebook.

“Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO Vjosa Osmanit, për presidente”.

Geci ka thënë se nuk e ka asnjë arsye personale dhe politike që të votojë kundër Vjosa Osmanit, derisa ka shtuar se sikur LDK-ja të mos qëndronte në sallë as ajo nuk do të qëndronte.

“Pasi që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim të qëndroj në seancë për zgjedhjen e presidentit. Unë personalisht nuk kam as një arsye, as personale, as politike të votoj kundër Vjosa Osmanit. Sikur LDK të mos qëndronte në sallë, as unë nuk do të qëndroja në sallë, sepse votat e mia i kam marr nën logon e LDK-së”.

Komento: