
Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar ashpër bllokimin e punës së Kuvendit, duke e quajtur situatën një pengmarrje politike.
“Sot jemi këtu për të parë për herë të 47-të shembullin tipik se si mbahet peng shteti. A është ky Kuvendi i Kosovës apo zyra private e Albin Kurtit?”, u shpreh ajo, duke theksuar se një shtet që synon anëtarësimin në KE, BE dhe OKB, nuk arrin as ta konstituojë Kuvendin për shkak të frikës nga humbja.
“Sot jemi këtu për të parë edhe një herë për 47 herë shembullin tipik se si mbahet peng shteti. Kush do ta besonte se një shtet që aspiron që bëhet anëtare e KE, BE e OKB nuk arrin as ta kosntitioj Kuvendin e vet, dhe po mbahet pengë sepse një njeri ka frikë nga humbja. A është ky Kuvendi I Kosovës apo zyra private e Albin Kurtit”, ka thënë ajo.