Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk janë për Qeveri teknike, qytetarët të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se kjo parti nuk dëshiron të ketë Qeveri teknike.
Ajo në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Kolegji Riinvest, shtoi se qytetarët duhet të jenë përcaktues të fituesit që do të udhëheq me vendin.
“Nuk është hera e parë e as e fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurta. Ne nuk kemi arritur ta përmbyllim mandatin deri në fund, por vetë qytetarët do të përcaktojnë fituesi që do ta udhëheq vendin”, tha ajo, raporton EkonomiaOnline.
“Një koordinim më i mirë ndërmjet koalicionit do të ketë më shumë rezultate”.
Në këtë debat po marrin pjesë edhe deputetët Ahmet Isufi nga AAK-ja, Albulena Haxhiu nga VV-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.