Deputetja e VV-së e kushtëzon në këtë mënyrë LDK-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputetja e VV-së e kushtëzon në këtë mënyrë LDK-në

23:22 | 19 Dhjetor 2019

Deputetja e VV-së e ka bërë një kushtëzim për LDK-në.

Deputetja e zgjedhur e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se Vetëvendosja e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave.

“Në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë”

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese”, ka thënë ajo.

“Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona. Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët”

LDK dhe VV janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës. Pas përfarimit të programit qeverisës nga grupet punuese të të dyja subjekteve u prit që të arrihej marrëveshja, por dy subjektet nuk arritën të merren vesh për postin e presidentit.

Komento: