Deputetja e VV-së: Jemi gati, do t’i fitojmë mbi 50% në zgjedhje – s’kemi nevojë për koalicione parazgjedhore

08:33 | 30 Mars 2024
deputetja-e-vv-se:-jemi-gati,-do-t’i-fitojme-mbi-50%-ne-zgjedhje-–-s’kemi-nevoje-per-koalicione-parazgjedhore


Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, thotë se puna e mirë që ka bërë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do t’ia mundësojë atij që t’i fitoj prap mbi 50% të votave.

 “Si LVV jemi të gatshëm me shku në zgjedhje dhe tash i keni deklaratat edhe të kryeministrit edhe të kryetarit të Kuvendit edhe të deputetëve të tjerë. Kur do që vendoset VV është e gatshme për të shkuar në zgjedhje. Ne nuk kemi nevojë për koalicione parazgjedhore sepse do t’i fitojmë mbi 50% të votave. Puna e mirë që ka bërë Qeveria Kurti, grupi i deputetëve të VV-së, ka bërë që të mbahet përkrahja qytetare’’, thotë Pacolli për Front Online.

Ndërkaq sa i përket kandidaturës së PDK-së për kryeministër, ajo thotë se nuk shohin rrezik.

‘’Ne e kemi mbështetjen e 50% qytetarëve, nuk shoh rrezik nga kandidatura e Bedri Hamzës’’, tha Pacolli për Front Online.

Komento: