
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur rreth krijimit të qeverisë së re.
Ajo ka paralajmëruar rezistencë të partisë së saj, teksa vendi po pret të bëhet me qeveri të re.
“Edhe unë rezistoj. Kundër së keqes; kundër pazareve me teritor; kundër përmbysjes së rendit kushtetues; kundër krimit; kundër korrupsionit; kundër vjedhjes së votës; kundër banditëve; kundër atyre që vjedhin shpresën….”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Lista e arsyeve për të rezistuar është e gjatë, kurse e drejta jonë për rezistencë paqësore, e garantuar”, ka thënë Nagavci.
“Ne kemi dinjitet, andaj dhe rezistojmë. E ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë”, është shprehur ajo.