Deputetja e VV-së: Opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë vitit 2025

10:00 | 03 Mars 2026
deputetja-e-vv-se:-opozita-prape-po-shantazhon-e-po-bllokon-sikur-gjate-vitit-2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se për çështjen e pozitës së presidentit apo presidentes, është opozita është duke shantazhuar që sipas saj njësoj bëri edhe gjatë 2025-ës.

Ajo shkruan se Vetëvendosje mori besimin e 51.1 për qind të qytetarëve për çështjen e kryeministrit, por jo edhe për presidentin.

“Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër. Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve? Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!”,ka shkruar ajo.

Komento: