Deputetja e VV-së që shpenzoi 810 euro për karburante, nuk ka veturë të deklaruar në Formularin e Pasurisë

09:13 | 04 Shkurt 2022

Në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit.

Në këtë listë është edhe deputetja e Vetëvendosje, Yllza Hoti e cila është kompensuar me 810 euro shpenzime për derivate.

Këto shpenzime siç janë publikuar nga Kanal10 ajo i ka bërë gjatë muajve nëntor dhjetor.

Mirëpo, është interesante fakti se ajo nuk ka fare veturë të deklaruar në pronësi të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Komento: