Deputetja e VV-së thotë se dy zyrtarë të PDK-së i kanë kërkuar BE-së të mos ia heqin masat Kosovës- refuzon të japë emra

12:38 | 15 November 2024
deputetja-e-vv-se-thote-se-dy-zyrtare-te-pdk-se-i-kane-kerkuar-be-se-te-mos-ia-heqin-masat-kosoves-refuzon-te-jape-emra

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës sepse, siç tha, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pyetur nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.

Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre.

Komento: