Deputetja e VV-së: Unë do të votojë pro projektligjit për martesat ndërmjet gjinive të njëjta

08:43 | 28 Korrik 2023
deputetja-e-vv-se:-une-do-te-votoje-pro-projektligjit-per-martesat-ndermjet-gjinive-te-njejta


Kuvendi i Kosovës në mars të vitit të kaluar, i tha jo Projekt- Kodit Civil.

Po në këtë ditë ka munguar në seancë deputetja Arbreshë Kyreziu-Hyseni dhe nuk ka votuar për këtë ligj.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se nëse vjen sërish do ta voton Kodin Civil.

Deputetja thotë se nuk mund t’i ja ndalojë askush të drejtat këtyre personave.

“Unë nuk jam kundër Kodit Civil, në kohën kur është votuar në muajin mars skam pasur mundësi të marr pjesë në votim kam munguar por nuk kam qenë ndonjëherë kundër. Konsiderojë që kush jam unë që të ndalojë të drejtat që njerëzve ju takojnë pavarësisht çka dëshirojnë të bëjnë ata me orientimet e tyre seksuale dhe unë jam pro këtij projektligji”, tha ajo.

 

Komento: