Deputetja e VV: Thaçi, Haradinaj, e Veseli kanë mashtruar qytetarët! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputetja e VV: Thaçi, Haradinaj, e Veseli kanë mashtruar qytetarët!

16:25 | 25 Janar 2019

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është shprehur përmes një shkrimi se qytetarët e vendit janë mashtruar vite me rradhë me idenë e liberalizimit të vizave.

Haxhiu përmes këtij postimi në rrjetin “Facebook” , ka shkruar se qytetarët e meritojnë lëvizjen e lirë dhe se nuk mund të mbesin peng i këtyre njerëzve.

Postimi i plotë:

Zyrtarët e lartë shtetëror, sërish pa fije turpi, kanë filluar me mashtrime e me afate për liberalizimin e vizave. Tani po thonë që liberalizimi bëhet në qershor të këtij viti.
Thaçi, Haradinaj, Hoxha, Veseli, Tahiri dhe të tjerë, kanë mashtruar për vite radhazi qytetarët andaj këta në vend se të jepnin dorëheqje për mashtrim, kanë filluar të premtojnë/mashtrojnë sërish.
Qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe ata nuk mund të mbesin peng i këtyre njerëzve. Liberalizimi nuk vjen me këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin dhe e ka falur territorin.
Vetëm me largimin e tyre nga pushteti, i kthehet zhvillimi dhe përparimi vendit!

Komento: