Deputetja Kadrijaj: AAK do të votoj kundër Kodit Civil

14:01 | 28 Korrik 2023
deputetja-kadrijaj:-aak-do-te-votoj-kunder-kodit-civil


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përsëri do të votojë kundër projekt Kodit Civil kurdo që i njëjti të sillet në Kuvend.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Ajo ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i qartë dhe se nuk do të ndryshojnë asgjë karshi kësaj çështjeje.

“Aleanca është deklaruar herët dhe qartë, për dallim prej krejt partive tjera qoftë opozitare ose qoftë mazhorancës, ne nuk do të votojmë, do të votojmë kundër, kemi qëndrim të hapur, e kemi thënë në fillim dhe prapë e përsërisim, vota e Aleancës për Kodin Civil do të jetë votë negative”, ka thënë ajo për Front Online.

 

Komento: