Deputetja kosovare thotë se policët serbë që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga Policia e Kosovës

14:46 | 05 November 2022

Musliu thotë se policët serbë që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga Policia e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformat.

Sipas Musliut, këta policë duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.

Ajo ka thënë se “uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force”.

Postimi i saj i plotë:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Komento: