Deputetja Musliu ngrit një “mal” me shqetësime para shefit të BE-së në Kosovë

16:25 | 26 Korrik 2023
deputetja-musliu-ngrit-nje-“mal”-me-shqetesime-para-shefit-te-be-se-ne-kosove

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, tha se ka ngritur disa shqetësime në një takim që ajo dhe deputetë të tjerë patën me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szungyog.

I pari lidhet me masat e BE-së, kurse i dyti me kushtëzimet sipas saj të Qeverisë së Kosovës karshi BE-së.

“Kjo qeveri NUK ia di hallin vetes. Nuk është e vetëdijshme për (pa)fuqinë e saj. Nuk është mirënjohëse ndaj vetë BE-së dhe shteteve anëtare të saj për krejt ndihmën e dhënë ndër vite”.

Postimi i plotë:

Komento: