Deputetja Musliu për bastisjet e EULEX-it: Ndaleni këto provokime

09:35 | 06 Nëntor 2020

Specialja sot ka nisur me bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas bastisjeve që po kryejnë zyrtarë të EULEX-it në selinë e kësaj partie dhe banesën e ish-kryetarit Kadri Veseli.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Musliu ka thënë se EULEX-i po vazhdon me provokime edhe sot, derisa ka bërë thirrje për maturi e kujdes.

“Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh!”, ka shkruar Musliu.

Komento: