Deputetja Pacolli: Me këtë qeveri Kosova po dërgohet drejt një sistemi autoritar ku pyetet vetëm Thaçi

14:01 | 03 Qershor 2020

Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë votash qeverinë Hoti.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka thënë se Qeveria Hoti është kundër vullnetit të popullit dhe nuk do të ketë mundësi të funksionoj si qeveri.

“Ajo qfarë po tentohet të bëhet në Kuvend është se po tentohet të dërgohet Kosova drejt një sistemi autoritar ku pyetet vetëm një person dhe ai person është Thaçi. Ne nuk marrim pjesë në seancë pasi që këtë qeveri e konsiderojmë ilegale”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka shtuar se si LVV e kundërshtojnë këtë qeveri dhe do të vazhdojnë ta kundërshtojmë pasi që kjo qeveri sipas saj nuk e ka përkrahjen e popullit.

“Kemi filluar peticionin i cili është hapi jonë i parë i kundërshtimit, për hapat tjera do të ju njoftojmë. Këto nënshkrime do ti adresojmë në institucionet e Kosovës por edhe në BE që të shihet se në Kosovë po kontrabandohet vullneti i qytetarëve”, u shpreh Pacolli.

Komento: