Der Standard: Rama po planifikon Shqipërinë e Madhe

13:00 | 31 Janar 2019


Në një artikull të gazetës austriake “Der Standard” është shkruar se arsyeja pse Kryeministri i Shqipërisë e ka shkarkuar ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati është pikërisht se ky i fundit ka kundërtuar Ramën në lidhje me Kosovën.

Në shkrim thuhet se ideja e Ditmir Bushatit kundër shkëmbimit të territoreve dhe dalja kundër shefit të tij Edi Rama solli edhe shkarkimin e tij.

“Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” thuhet në shkrim.
Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

Në shkrim thuhet se Bieber ka kritikuar “gjestet nacionaliste” të Ramës si emërimin e Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

“Nëse i integrimi i Shqipërisë në BE nuk ka përparim, ekziston një plan B i Ramës, bashkimi gradual i trojeve shqiptare, veçanërisht Shqipërisë dhe Kosovës

Komento: