Derbi Gjilani – Drita, mësohet ҫmimi i biletave

13:26 | 05 Prill 2019

Tashmë është mësuar ҫmimi i biletave për derbin Gjilan – Drita.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Për herë të parë pas 15 viteve, derbi i qytetit të Gjilanit do të zhvillohet në Prishtinë.

Duke parë interesimin e madh për këtë ndeshje, skuadra e Gjilanit ka zbuluar çmimet e biletave.

Më poshtë e keni njoftimin pa ndërhyrje të Gjilanit:

Më poshtë i gjeni çmimet e biletave në të gjitha sektoret e stadiumit. Ju informojmë se sektori i Veriut ju takon tifozëve të Gjilanit, “Skifterave”, kurse sektori i Jugut atyre të Dritës,”Intelektualëve”.Biletat mund të blihen para çdo hyrje të stadiumit.

VIP=15 Euro

Perëndim=6 Euro

Lindje=5 Euro

Jug=3 Euro

Veri=3 Euro

Komento: