Një gjetje brilante vjen nga ana e Italisë në këtë kohë të Koronavirusit.
Shpeshherë vijnë zgjidhje të veçanta nga shtete të ndryshme, por kjo e menduar nga dy ekipet e Milanos është e veçantë në llojin e saj.
Kjo pasi do të kemi një derbi Milan-Inter, që do të zhvillohet në “PES2020” dhe në ditën e shtunë, 12.30.
Pra një “video-game” mes dy talenteve të skuadrave përkatëse, 17-vjeçari Sebastiano Esposito dhe 20-vjeçari Rafael Leao.
Por kjo nuk do të jetë një lojë e zakonshme mes miqsh dhe shokësh, ashtu siç mund të ndodh rëndomtë.
Thuhet kështu pasi do të transmetohet në televizione të ndryshme, në “DAZN” dhe në kanalet zyrtare të dy skuadrave përfshirë këtu “Youtube” dhe “Facebook”.
Në komentin e ndeshjes si të ishte duke u luajtur vërtet në fushë, do të jetë Stefano Borghi.
Ky derbi virtual është një iniciativë e klubeve për të bashkuar tifozët dhe do të mbledhin një fond që parashikohet të shkojë në 600.000 euro.