
Të gjithë janë në pritje të derbit më të madh italian.
Aaron Ramsey është mesfushori i arritur sëfundmi tek Juventus, i cili po bën mirë per mesin e fushës së bardhezinjve.
Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit e kanë bërë trajnerin Sarri ti japë çelsat e mesfushës Rasmeyt. Përpara derbit italian me Interin, ish mesfushori i Arsenal u shpreh për emocionet dhe si ndihej tek baredhezinjtë.

“Unë kam një mundësi të jashtëzakonshme në një klub të madh. Shpresoj se mund të ndihmoj shokët ë mi të skuadrës. Sarri ka qenë fantastikë deri tani. Ka ide të reja dhe ne po punojmë që ta kuptojmë akoma dhe më shumë,” tha Ramsey.
Ronaldo ?“Ronaldo ashtu si të gjithë këtu është treguar shumë mikëpritës. Këtu ekziston një atmosferë familjare dhe të gjithë jemi të motivuar për të bërë më të mirën dhe të marrim më shumë trofe”,shtoi Ramsey
Ndeshja me Interin ..?Interi është përmirësuar këtë sezon. Conte i ka organizuar ata dhe deri tani nuk kanë lënë asnjë pikë. Do të jetë e vështirë, kanë lojtarë fantastikë. Ne do të kujdesemi që të gjithë nga ata të marrin rezultatin që duam”, përfundoi Ramsey.