Derbi Milan – Roma, super ndeshja nis në këtë orë

09:18 | 26 Tetor 2020

Milan dhe Roma luajnë sonte derbin e javës në Serie A.

Xhiroja e pestë në futbollin elitar italian merr fund me derbin që do të luhet në ‘San Siro’.

Skuadra e Milan pret në shtëpi Romën, në një ndeshje ku tri pikët nuk do të jenë aspak të lehta për t’u fituar, nga asnjëra anë.

Milan futet në këtë ndeshje si lidere e kampionatit me pikët maksimale në katër ndeshje, kurse Roma numëron shtatë pikë në katër ndeshje.

Ndeshja mes Milan dhe Roma do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Komento: