Ish-portieri i Interit, Julio Cesar ka parashikuar që nerazzurrët të marrin një fitore 2-1 ndaj AC Milan të dielën.
Derbi i Milanit të dielën do të përcaktojë shumë gjëra për të dyja palët. Një humbje për Interin mund t’i shohë ato më larg nga tre të parët dhe ndoshta edhe me rrezikun e përfundimit brenda katërshes së madhe përcjell ORAinfo.
Cesar ka folur për Calciomercato dhe ai ka japë parashikimin e tij rreth lojës.
“Unë isha një profet i mirë, i thashë Francesko (Toldo) se do të fitonim 1-0 dhe në fakt do të ishte kështu. Shpresoj të sjell të njëjtin fat edhe këtë herë dhe të them 2-1 për Interin”, ka thënë legjenda e Interit./ORAinfo/