Derbi mes Milanit dhe Interit që zhvillohet të dielën, është më i rëndësishmi në vitet e fundit, pasi që të dy ekipet janë në luftë për të zënë një vend për Ligën e Kampionëve.
Gazetat e Sportit, shkruajnë se priten të njëjtit spektatorë që morën pjesë në ndeshjen më parë rreth (78,000) sa ishin në ndeshjen e fundit të Rossonerëve, duke anashkaluar Milan-Juventus në nëntor ku ishin të pranishëm (74,729) dhe Milan-Sassuolo (61.462) përcjell ORAinfo.
Mbetet për tu parë nëse të dielën thyhet edhe ky rekord, pasi që na pret një super-derbi./ORAinfo/