Derek Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin evropian

22:27 | 24 January 2023

Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin evropian.

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.

Siç shkruan në një cicërimë, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton klankosova.tv.

“Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.

Chollet po ashtu ka theksuar gjatë diskutimit me Kurtin, edhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës, të kthehen në institucione.

”Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”.

Komento: