Dërgimi i ligjeve në Kushtetuese konfronton PDK-në e VV-në – Kush po ka frikë nga Ligji?

17:38 | 13 December 2024
dergimi-i-ligjeve-ne-kushtetuese-konfronton-pdk-ne-e-vv-ne-–-kush-po-ka-frike-nga-ligji?

Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, 16 ligje të miratuara në seancat e mbajtura më 5 dhjetor 2024, duke i kontestuar ato për shkelje procedurale dhe njërën prej tyre edhe për shkelje të përmbajtjes.

I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pas dërgimit të këtyre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, tha se disa prej ligjeve kishin shkelje kushtetuese e disa edhe procedurale, duke e quajtur si proces të papranueshëm dhe që dëmton integritetin parlamentar.

“Çfarë ndodhi më 5 dhjetor, ishte një shembull flagrant i shkeljes së Rregullores së Kuvendit dhe praktikave demokratike të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe atyre evropiane. Gjithë këto ligje, shumica e të cilëve u miratuan brenda të njëjtës ditë, janë rezultat i një procesi të papranueshëm që dëmton integritetin parlamentar”, tha Tahiri.

Sipas PDK-së, nga 16 ligjet e kontestuara, 15 ligje janë kontestuar për shkelje procedurale,  ndërsa Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është kontestuar si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje.

Dërgimi i këtyre ligjeve në Kushtetuese, ka ngjallur debat në vend, ku partia në pushtet e ka konsideruar si frikë të PDK-së votimin e këtyre ligjeve, derisa partitë opozita s’kanë pasur ndonjë reagim.

 

Beqa: Ligjet e miratura kanë shkelje ligjore, do të kthehen në pikën zero, u bën për fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili është anëtar i Komisionit për Legjislacion, ka komentuar për FrontOnline ligjet që janë miratuar në fillim të këtij viti, duke theksuar se ka shkelje ligjore, procedurale dhe kushtetuese në miratimin e tyre.

‘’Konsiderojmë se ka shkelje ligjore, ka shkelje procedurale dhe ka shkelje kushtetuese dhe është normale dhe presim që ato ligje të kthehen në pikën zero.’’ shprehet Beqa,

Beqa ka thënë se këto ligje do të kthehen në pikën zero, pasi, sipas tij, nuk ka pasur gjendje të jashtëzakonshme ose emergjente që të justifikonte miratimin e tyre brenda një periudhe kaq të shkurtër, pa diskutime të mjaftueshme në grupet punuese.

‘’Duhet të kthehen në pikën zero ato ligje, sepse nuk ka pasur gjendje të jashtëzakonshme ose emergjente që ato ligje me u votu brenda pak orëve dhe brenda ditës, pa u diskutuar në grupet punuese.’’ Potencon Beqa.

Deputeti Beqa, ka theksuar se ligjet duhej të diskutoheshin më parë, prandaj ka shprehur besimin se në fund, këto ligje do të kthehen në pikën zero.

‘’Është dashur të diskutohen ato dhe besoj se gjitha këto ligje do të sillën në pikën zero. PDK i ka dërgu 16 ligje në Kushtetuese, dhe për gjitha kemi fakte të mjaftueshme se është shkelë procedura, është shkelur rregullorja dhe duhet të kthehen në pikën zero.’’ deklaroj Beqa.

Deputeti i PDK-së, e ka vlerësuar se këto ligje janë miratuar kryesisht për qëllime fushate

‘’Ato janë ligje për fushatë, por jo për tjetër gjë.’’ përfundoj Beqa.

 

Analisti Arifi: Verifikimi i ligjeve është në dobi të qytetarëve dhe të vendit

Analisti politik Dritëro Arifi ka komentuar për FrontOnline procesin e verifikimit të ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se kjo është një “lojë politike ligjore” që duhet të ndërmerret nga çdo parti politike.

‘’Kjo është lojë politike, por lojë politike ligjore që do të duhej ta bënte secila parti politike. Sepse verifikimi i ligjeve është në dobi të qytetarëve.’’, tha ai.

Arifi ka theksuar se në disa raste kur opozita i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar ligjet, është për shkak të ligjeve që janë të papërshtatshme dhe që mund të kenë pasoja negative.

‘’Kur po thonë nganjeherë se përse opozita po i dërgon në Kushtetuese, këta po detyrohen të bëjnë ligje jo të mira. Nuk është esenca me bërë ligje e mos me qenë të mira, ato e dëmtojnë qytetarin dhe republikën dhe verifikimi i ligjeve e ndihmon pozitën dhe opozitën por edhe qytetarin’’ shprehet ai.

Analisti poltik, ka deklaruar se është e rëndësishme që pushteti të hartojnë ligje që janë të mira për qytetarët dhe të përputhshme me Kushtetutën, dhe jo të krijojnë ligje për konsum politik.

‘’Nuk është esenca me bërë ligje e mos me qenë të mira, ato e dëmtojnë qytetarin dhe republikën dhe verifikimi i ligjeve e ndihmon pozitën dhe opozitën por edhe qytetarin’’ u shpreh analisti Arifi.

Arifi ka paralajmëruar se disa ligje të miratuara në të kaluarën, duke përfshirë 16 ligje të caktuara, mund të kenë efekte jo të mira dhe janë bërë për konsum politik.

‘’Ato do të kthehen nga Gjykata Kushtetuese dhe disa ligje që janë bërë, ato 16 ligje janë për konsum politik, me tregu që kanë punuar dhe që do të ken efekt jo të mirë’’ potencoj Arifi.

 

Kryeziu: PDK kishte të drejt me dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, Gjykata tani vendos

Profesori i Drejtësisë dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar për FrontOnline dërgimin e disa ligjeve nga PDK-ja në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka theksuar se grupet parlamentare janë palë të autorizuara dhe kanë të drejtën që të dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese nëse konsiderojnë se ka shkelje të Kushtetutës.

‘’Grupet parlamentare janë palë të autorizuara, të cilat mund të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese lëndë të tilla’,’ thotë ai për FrontOnline.

Nëse ato konsiderojnë se ka shkelje, kanë të drejtë dhe e ka lirinë të dërgoj ligjin atje. Gjykata Kushtetuese është institucion e cila i lexon ligjet, i shqyrton ato, jep komente dhe vërejtje, dhe ka të drejtë që ato ti refuzojë ose të i aprovoj ato. Nëse janë në bazë normale ato ligje, ajo i zbaton, nëse jo i refuzon. Ajo i trajton këto ligje.

Kryeziu ka shpjeguar se Gjykata Kushtetuese ka detyrën të lexojë dhe shqyrtojë ligjet që dërgohen, duke dhënë komente dhe vërejtje mbi to.

‘’ Nëse ato konsiderojnë se ka shkelje, kanë të drejtë dhe e ka lirinë të dërgoj ligjin atje ‘’, shprehet Kryeziu,

Ai ka theksuar se kjo Gjykatë ka mundësinë të miratojë ose refuzojë ligjet, në varësi të përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën.

‘’ Gjykata Kushtetuese është institutcion e cila i lexon ligjet, i shqyrton ato, jep komente dhe vërejtje, dhe ka të drejtë që ato ti refuzojë ose të i aprovoj ato’’ potencon ai.

Sipas Kryeziut, nëse ligjet janë të përputhshme me normat kushtetuese, ato do të zbatohen, ndërsa ato që shkelin kushtetutën do të refuzohen.

‘’Nëse janë në bazë normale ato ligje, ajo i zbaton, nëse jo i refuzon. Ajo i trajton këto ligje’’ deklaroj Kryeziu,

 

Reagimi i Haxhiut, e quan frikë të PDK-së dërgimin e ligjeve në Kushtetuese

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja dorëzoi dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu ka thënë se kjo parti është e frikësuar nga Byroja për Konfismin e Pasurisë.

“PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, tha ajo.

Me këtë veprim, sipas ministers Haxhiu, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.

“Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve. 9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve. Drejtësia do të mbizotërojë”, ka shkruar Haxhiu.

/FrontOnline/

 

Komento: