Dërgohen në mbajtje për 48 orë polici e doganieri që u arrestuan për marrje ryshfeti

13:08 | 05 November 2024
dergohen-ne-mbajtje-per-48-ore-polici-e-doganieri-qe-u-arrestuan-per-marrje-ryshfeti

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se janë ndaluar për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor në pikën kufitare Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, polici e doganieri janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më herët Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se polici dhe doganieri janë arrestuar pas dyshimit se në koordinim ata merrnin pagesa të jashtëligjshme.

Komento: