Dërgohen për vuajtje dënimi Nexhat e Fadil Demaku, prangosen edhe këta persona nga ‘’Grupi i Drenicës’’

22:44 | 13 Prill 2019

Prangosje të reja në “Grupin Drenica”.

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premten përfundimisht prapa grilave për vuajtje dënimi.

Ata do të vuajnë dënim në b,urgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

Veç vëllezërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të Eulex-it, ka pasur edhe prangosje të reja.

Të prangosurit e sotëm janë vëllezërit Driton, Agim dhe Selman Demaj.

Këta të fundit kërkohet që të paraqiten në bu,rgun e Dubravës pasi janë prangosur në cilësinë e të dyshuarve.

Komento: