Punëtori në Malishevë e prenë shputën e këmbës duke punuar, dërgohet me urgjencë në QKUK.
Një person në fshatin Berishë të Malishevës mesditën e djeshme e ka prerë shputën e këmbës derisa ishte duke punuar.
Ai është dërguar fillimisht në emergjencën e Malishevës, e më pas në QKUK, Prishtinë.
“Vik’tima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë”, njofton Policia.
Për rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.