Dërgohet në komision disiplinor nënpunësi i sanksionuar nga SHBA

17:42 | 21 Nëntor 2023
dergohet-ne-komision-disiplinor-nenpunesi-i-sanksionuar-nga-shba

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Ai e ka publikuar edhe vendimin.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA pasi, siç kanë njoftuar ata, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.

Komento: