Dërgoi Interin në Champions League, Naingolan “çmend” me deklaratën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dërgoi Interin në Champions League, Naingolan “çmend” me deklaratën e tij

10:28 | 27 Maj 2019

Interi ka siguaruar një vend në Champions League.

Ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të vitit te Interi, por në fund Raxha Naingolan ka shlyer gjithçka duke shënuar një gol që i dha kualifikimin në Ligën e Kampioneve zikaltërve. Goli i tij ndaj Empolit rezultoi vendimtar për fitoren 2-1 në ndeshjen e fundit në kampionat që siguroi pozicionin e katërt.

“Ishte një ndeshje e vështirë, na eci mirë shpesh dhe më vjen keq për Empolin se tregoi që mund të qëndrojë në Serinë A. Erdhën këtu për të bërë ndeshjen e tyre dhe nuk e bëjnë të gjithë. Për ata në shtëpi ishte ndeshje e madhe. Mua më kalojnë ende djersë të ftohta, është një lehtësim, çdo krosim që bënte Empoli në zonë rrezikoja infarktin.

“Por jo rastësisht kemi portierin më të mirë të Serisë A dhe ishte gjithmonë në vendin e duhur. Dështim në Champions? Jo edhe aq, se të mbyllësh grupin më pikë të barabarta me Totenhemin finalist është një kënaqësi e vogël. Gabuam që nuk fituam me PSV, por objektivin që mbeti të kualifikimit në Ligën e Kampioneve e arritëm”, tha Naingolan.

Komento: