Southgate përzë nga kombëtarja dy futbollistët e rinj, ftuan femra në hotel.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i ka përjashtuar nga lista Phil Fodenin dhe Mason Greenëood pasi shkelën rregullat në hotelin ku qëndroi kombëtarja në Islandë.
Dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e Tre Luanëve në ndeshjen kundër Danimarkës në Kopengahë.
Mediumi islandez 433.is raportoi të hënën se dyshja angleze i kishte dërguar dy gra në hotelin e Kombëtares angleze të dielën, duke i shkelur rregullat e rrepta të izolimit në lidhje me Covid-19 në këtë vend.
Kjo e ka nxitur trajnerin Gareth Southgate t’i përzë ata nga ekipi kombëtar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Southgate pritet të mbajë konferencë për media së shpejti për ndeshjen me Danimarkën, ku mund të flasë edhe për këtë incident.