Deri më tash, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga mërgata – refuzohen rreth 3 mijë e 500

14:56 | 01 Dhjetor 2025
Deri më tash, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga mërgata – refuzohen rreth 3 mijë e 500

Deri më tash për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kanë aplikuar rreth 24 mijë e 500 mërgimtarë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se janë refuzuar rreth 3 mijë e 500.

“Nga data 26 nëntor dhe deri më 30 nëntor, përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar mbi 14,600, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,500. Në vlerësim e sipër janë rreth 6,400 aplikime”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se pjesa më e madhe e tyre janë për të votuar me postë, kurse rreth 3 mijë e 500 në ambasada/konsullata.

“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 3,500 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, tha ai.

Komento: