
Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë.
Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës.
Siç raporton Top Channel, pala kosovare po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja.
Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në Kosovë.
Radhët kanë arritur afër 10 kilometra, pritjet shkojnë deri në një orë për të kaluar përtej kufirit.