Deri në 2 orë pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë, kolona gati 2 kilometra

19:51 | 28 Korrik 2023
deri-ne-2-ore-pritje-te-“dheu-i-bardhe”-per-te-hyre-ne-kosove,-kolona-gati-2-kilometra

Pritjet te pika kufitare e Dheut të Bardhë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës po arrin deri në dy orë.

Kështu bëhet e ditur sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ndërsa dalja nga ana tjetër merr kohën vetëm rreth 20 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona arrin deri në 1800 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë në intervale kohore më të shkurtra.

Për të hyrë në Kosovë nga pika e Muçibabës, pritja arrin në 2 orë. Ndërkaq, në Merdare arrin deri në pothuajse një orë për të hyrë.

Komento: