Deri në 20 milionë euro mund të kushtojë restaurimi i kullave në Prekaz – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deri në 20 milionë euro mund të kushtojë restaurimi i kullave në Prekaz

23:30 | 19 Maj 2022

Kulla e Jasharëve janë në gjendje të mjerueshme.
Të çarat po rriten thuajse për ditë në kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ato për vite me radhë po presin t’i nënshtrohen konservimit, për çka qeveria Kurti pati krijuar një komitet ndërministror.

Kjo trupë është në pritje detyrës projektuese nga një komision i ekspertëve vendas e rajonal, që deri kah mesi i muajit qershor çka do t`i hap rrugë për gjetjen e kompanisë për hartimin e projektit te përgjithshëm. Ky restaurim do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe parasheh pos konservimit të shtëpive edhe ndërtimin e një muzeu, amfiteatri e parkingu për makina.

Edhe vizitorët mirëpresin një investim dinjitoz në atë kompleks, pasi vlerësojnë se meritojnë shumë më shumë.

Komento: