Deri në fund të vitit, edhe30 diplomatë rusë do largohen nga Amerika

11:37 | 10 December 2022

Edhe 30 diplomatë rusë do largohen nga Amerika deri në fund të vitit.

Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, ka bërë të ditur se 30 punonjës të tjerë të misionit diplomatik rus do të largohen nga Amerika deri më 1 janar 2023.

Antonov tha se largimi do të bëhet për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit, shkruan Euronews.

“Amerikanët vazhdojnë politikën e tyre për të reduktuar numrin e diplomatëve rusë në SHBA. 30 persona të tjerë do të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 1 janar. Ata duhet të largohen nga Amerika për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit,” tha Antonov, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia-24”.

Komento: