Deri në korrik renovohet Ura e Krimesë

15:56 | 14 Tetor 2022

Ura e Krimesë pritet të renovohet deri në korrik.

Qeveria ruse ka porositur kontraktorët të përfundojnë renovimin e urës Kerch, e cila lidhë Krimenë me Rusinë, deri në korrik të vitit 2023.

Ura u shkatërrua nga shpërthimi i shtunës së kaluar, nga i cili mbetën tre persona të vrarë.

Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin, por Kiev nuk e ka konfirmuar nëse ndodhet prapa këtij sulmi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ura Kerch, e cila është 19 km e gjatë dhe më e gjata gjithashtu në Evropë, është rruga kryesore e furnizimit e forcave ruse, por makinat e rënda nuk mund të kalojnë.

Shpërrthimi i urës shkatërroi dy korsitë e rrugës të shemben në det dhe dëmtuan linjën hekurudhore.

Aktualisht, kamionët duhet të përdorin trajektin, derisa ura është rihapur për trafik hekurudhor dhe rrugor.

Komento: