Deri në tri orë po zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare

15:39 | 25 Tetor 2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara më 25 tetor 2026, pritjet më të gjata për hyrje me automjete janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë nga 70 deri në 90 minuta.

Në Bërnjak, pritjet për hyrje janë nga 20 deri në 50 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare lëvizja paraqitet kryesisht pa pritje të gjata.

Sa i përket daljes nga Kosova, pritjet më të gjata janë në Merdarë, nga 90 deri në 120 minuta, si dhe në Jarinjë, ku pritjet arrijnë deri në 200 minuta, raporton IndeksOnline.

Në Dheu të Bardhë, pritjet për dalje janë rreth 60 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare ato janë kryesisht më të shkurtra.

Për kamionët, sipas të dhënave të publikuara, pritjet në hyrje dhe dalje janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Qytetarëve u rekomandohet që para nisjes të informohen për gjendjen e pritjeve në pikat kufitare.

Komento: