Deri sot mot i ngrohët, por shikoni çafër temperatura na presin javën e ardhshme

21:32 | 08 Mars 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtij vikendi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.

Të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit, njofton IHMK, përcjell ORAinfo.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.”

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave. /ORAinfo/

Komento: