Deri tani vetëm 8 subjekte politike i kanë dorëzuar listat në KQZ

19:56 | 07 Dhjetor 2025
Deri tani vetëm 8 subjekte politike i kanë dorëzuar listat në KQZ

Sonte në mesnatë (23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, bëri të ditur  se deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 18:30) 8 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 195 kandidatë dhe si në vijim:

1.           Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;

2.           SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;

3.           JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;

4.           PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;

5.           Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;

6.           FJALA – 20 kandidatë;

7.           Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat; dhe

8.           INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;”, tha ai./GE

Komento: