Deri tash, kjo është komuna me daljen më të lartë në zgjedhje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deri tash, kjo është komuna me daljen më të lartë në zgjedhje

18:15 | 17 Tetor 2021

Zgjedhjet lokale janë mbajtur sot në vendin tonë.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Deri në ora 16:00 raportohet se kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Në Prishtinë deri tani kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë.
Në Prizren kanë votuar 20.81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.

Edhe më tej komunat me shumicë serbe po prijnë sa i përket daljes së qytetarëve në votime.

Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.

Komento: