Kevin-Prince Boateng përjetoi një ditë mjaftë të rëndë të shtunën.
Ai u kthye në shtëpi pas ndeshjes kundër Real Valladolidit dhe e gjeti shtëpinë e plaçkitur nga hajnat.
Shtëpia e tij, e cila ndodhet në pjesën jugore të rrethinës Sarria në Spanjë, ishte cak i hajnave të cilët ia plaçkitën stolitë dhe një shumë parash në vlerë mes 300 mijë dhe 400 mijë.
Policia ka thënë se do ta nisë një hetim ndaj kësaj plaçkitjeje.