Derisa Komunat dhe Ministria përplasen për tatimin në pronë, Kurti lavdëron politikat e tij për komunat

09:40 | 25 January 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kutri, ka lavdëruar politikën e Qeverisë së tij për komuna e zhvillim rajonal.

Kurti ka renditur disa projekte në këtë drejtim.

Ai ka thënë se se Qeveria e tij ka zbatuar projektin “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë dhe programin për zhvillim rajonal me 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro.

Kurti ka listuar edhe programin për zhvillim rajonal të balancuar në vlerë 3 milionë euro. Sipas tij nga kjo politikë kanë përfituar 335 biznese dhe janë gjeneruar 770 vende të reja pune.

Sipas tij nga 38 projekte në programin për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, në vlerë prej 107 mijë euro, kanë përfituar 200 të rinj dhe gra.

“Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro; Iniciuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal; Mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro; Forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna; Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Komento: